I infektuar me Covid-19, Antonio Cassano përfundon në spital

I infektuar me Covid-19, Antonio Cassano përfundon në spital

09:15, 06/01/2022

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano ka konfirmuar se përfundoi në spital për trajtim pas komplikimeve nga koronavirusi.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Real Madridit, Romës dhe Sampdorias ishte pozitiv me koronavirus edhe para Krishtlindjeve.

Ai u ndje keq ditët e fundit dhe u shtrua në spitalin San Martino në Xhenova.

"Falënderoj profesorin Bassetti dhe stafin e tij, ata ishin vërtet të jashtëzakonshëm. U frikësova shumë, por shkoi mirë dhe jam i lumtur që u ktheva në shtëpi," tha Cassano për gazetën Secolo XIX.

Një deklaratë nga profesori Matteo Bassetti i Spitalit San Martino tha se trajtimi ishte i nevojshëm pasi niveli ioksigjenit filloi të binte, duke i rrezikuar jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco