FSHF: Komunitetit të futbollit do t'i mungojë energjia e Arben Lazes

FSHF: Komunitetit të futbollit do t'i mungojë energjia e Arben Lazes

08:10, 06/01/2022

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Elbasanit, Arben Laze. Duka shkroi sot në Fb:

“Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.  Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.

Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t'i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!” përfundon mesazhi i Dukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco