Ndahet nga jeta Presidenti i Klubit të Futbollit Elbasani, Arben Laze

Ndahet nga jeta Presidenti i Klubit të Futbollit Elbasani, Arben Laze

07:52, 06/01/2022

Është ndarë nga jeta sot pas një infarkti, Presidenti i Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze. Miq e shokë të tij kanë konfirmuar lajmin në rrjetet sociale. Gazetari Abdulla Dushku shkruan se Laze, pas një infarkti disa ditë më parë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.

Nën drejtimin e Presidentit Arben Laze, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye ndër protagonistët kryesorë në futbollin shqiptar, duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e verdhebluve pas 22 vitesh pritje, në sezonin 2005-2006. Unë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve por këtë humbje”, përfundon Dushku njoftimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco