VIDEO/ Bare e nis mbarë vitin, shënon dhe kualifikon Espanjolin në Kupen e Mbretit

VIDEO/ Bare e nis mbarë vitin, shënon dhe kualifikon Espanjolin në Kupen e Mbretit

10:38, 05/01/2022

Keidi Bare ka qenë lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që ka zbritur në fushë. Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Kupës së Mbretit mes Ponferadinës dhe Espanjolit, e mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, mesfushori ka qenë në fushë për 90 minuta.

 

Sa i përket paraqitjes së djeshme, Bare është vlerësuar me notën 6.9 nga faqja e statistikave “SofaScore”.

 

Image

Ajo që bie në sy është se nga 11 duele, 7 janë fituar nga fieraku, ndërsa ka kompletuar edhe një driblim të saktë. Mesfushori ka shkaktuar tri faulle, por edhe ka fituar po tri të tilla.

 

Gjithashtu, ka kompletuar saktë edhe dy topa të gjatë. Koha e rregullt u mhbyll 1-1, por në kohën shtesë, Espanjoli është treguar i saktë nga pika e penalltive, ku ka shënuar edhe Bare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco