Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhje direkte me demokratët e diasporës, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli

Zbulohet kur do të luhet 'El Clasico' dhe finalja e Superkupës së Spanjës

Zbulohet kur do të luhet 'El Clasico' dhe finalja e Superkupës së Spanjës

22:24, 04/01/2022

Real vs Barcelona me 12 janar në ora 20:00, Atletico vs Bilbao me 13 janar në ora 20:00 gjithashtu. Finalja e madhe do të jetë të dielën me 16 janar.

Janë përcaktuar oraret e gjysmëfinaleve të Superkupës së Spanjës, që do të zhvillohen në Arabinë Saudite.

El Clasico mes Realit dhe Barcelonës do të luhet të mërkurën, më 12 janar, në orën 20:00, në stadiumin “Rey Fahd”.

Gjysmëfinalja e dytë mes Atlético Madrid dhe Athletic Bilbao do të jetë një ditë më vonë, të enjten, më 13 janar, në orën 20:00.

Fituesit e gjysmëfinales do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës, të dielën, më 16 janar (orari nuk është përcaktuar).

Pra për herë të parë, Xavi Hernandez do të përjetojë El Clasicon si trajner javën e ardhshme. /Gazeta Express/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco