Materaci merr çmimin prestigjioz nga Interi

Materaci merr çmimin prestigjioz nga Interi

21:54, 04/01/2022

Inter prej disa vitesh organizon eventin “Hall of Fame”, ku përzgjedh 4 lojtarë për pozicion si më të mirët në historinë e klubit. Këtë vit nderin e ka Marko Materaci.

Italiani është përzgjedhur për kategorinë e mbrojtësve. Materaci u shpreh i lumtur pas këtij vlerësimi nga zikaltërit.

“Të hysh në Hall of Fame është një ëndërr e bërë realitet për mua.

Është një burim krenarie që të shoh emrin tim për krah legjendave si Zaneti, Faketi dhe Bergomi. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me fansat dhe ndihem i privilegjuar".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco