'Vdiqa për pesë minuta, njerëzit më dërgonin lule'/ Eriksen rrëfehet për arrestin kardiak

'Vdiqa për pesë minuta, njerëzit më dërgonin lule'/ Eriksen rrëfehet për arrestin kardiak

18:36, 04/01/2022

Mesfushori Christian Eriksen ka zbuluar se vdiq për pesë minuta duke kujtuar arrestin kardiak të tmerrshëm në “Euro 2020”.

Eriksen pësoi arrest kardiak në përballjen e Danimarkës ndaj Finlandës në qershorin e kaluar.

Por, ish-ylli i Tottenhamit ia doli të rikthehet në jetë falë punës së jashtëzakonshme të doktorëve dhe bashkëkombësit Simon Kajer.

Për këtë incident të ndodhur, Eriksen për “DR1” ka zbuluar se zemra i ndaloi së punuari për pesë minuta.

“Ishte e mrekullueshme që njerëzit shkruajtën dhe me dërguan lule. Kishte ndikim të shumë njerëz dhe ata u ndjenë se duhet të tregojnë këtë te familja dhe unë. Kjo më bëri shumë të lumtur. Në spital, ata thoshin që vazhdoja të pranoja edhe më shumë lule. Ishte e çuditshme sepse nuk prisja që njerëzit të më dërgojnë lule, sepse unë vdiqa për pesë minuta”.

Ndërkohë, Eriksen vazhdon të jetë i lidhur me rikthimin në Premierligë pas largimit nga Interi për shkak se nuk i lejohet të luajë në Seria A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco