Mesfushori 30-vjeçar tregon se përse u largua nga futbolli

Mesfushori 30-vjeçar tregon se përse u largua nga futbolli

17:24, 04/01/2022

Një lajm i papritur ka ardhur nga Holanda, teksa futbollisti Davy Propper i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 30-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi i PSV-së ku aktivizohet edhe mesfushori holandez, nëpërmjet faqes zyrtare të skuadrës, lojtari ka bërë të ditur edhe arsyet që e shtynë atë të “varte këpucët në gozhdë”, teksa jo pak ka habitur me përgjigjen e tij, ku është shprehur se nuk kishte më dëshirë të luante futboll.

“Vendimin e kam marrë përpara Krishtlindjes. Si vendim ishte i duhuri, një frymëmarrje për mua. Gjatë periudhës kur kam qenë jashtë shtetit kam vënë re se gradualisht dëshira për të luajtur futboll po binte.

Është jashtëzakonisht e vështirë të pranoj që jeta ime përcaktohet plotësisht nga orari i ngarkuar. Pandemia e COVID-19 dhe mungesa e dashurisë nuk më ndihmuan.

Mendova se me kthimin në Holandë do të më rikthehej edhe dëshira për t’u argëtuar. Fatkeqësisht nuk ishte kështu, edhe sepse nuk ndihem rehat në këtë sistem”, ka deklaruar Propper.

Në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon me PSV-në, 30-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco