Ilir Daja takim me drejtuesit e klubit nga Kosova, pritet zyrtarizimi i marrëveshjes

Ilir Daja takim me drejtuesit e klubit nga Kosova, pritet zyrtarizimi i marrëveshjes

17:22, 04/01/2022

Ilir Daja sapo ka mbyllur eksperiencën e tij me Partizanin, megjithatë kjo nuk e ka penguar aspak teknikun 55-vjeçar të bëhet gati për një rrugëtim të ri.

Kështu, për herë të parë në karrierën e tij, Daja pritet të nisë një aventurë në Kosovë në drejtimin e Ballkanit.

Aktualisht, tekniku ka mbërritur në Suharekë dhe pritet të mbajë një takim me drejtuesit e klubit nga Kosova për të akorduar edhe detajet e fundit në kontratë.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Daja pritet të zyrtarizohet në krye të Ballkanit.

Aktualisht, skuadra e Ballkanit është në vendin e tretë të klasifikimit me 33 pikë, dy pikë larg kryesuesve të Gjilanit ndërsa me Dajën në krye shpresojnë të arrijnë te triumfi final në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco