Morata planifikon largimin, Juventusi s’pajtohet

Morata planifikon largimin, Juventusi s’pajtohet

16:33, 04/01/2022

Trajneri Massimiliano Allegri është i vendosur ta mbajë sulmuesin spanjoll, i cili do transferimin në Barcelonë.

Sipas disa mediave ai dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalanas, me të cilin ka arritur marrëveshje personale, mirëpo Juventusi nuk është i bindur që ta shesë apo ta huazojë atë në ndonë ekip tjetër.

Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë ish-futbollistin e Real Madridit, Chelseat e Atletico Madridit.

Por, nëse ndërkohë Juve e gjen pasuesin e tij, atëherë do ta heq dorë nga përfaqësuesi spanjoll.

Morata nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij të dytë në Torino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco