Interi ‘blindon’ portën, firmos kontratën 5-vjeçare me Onana

Interi ‘blindon’ portën, firmos kontratën 5-vjeçare me Onana

15:33, 04/01/2022

Andre Onana do të jetë portieri më i ri i skuadrës së Interit. Gardiani Kamerunas, i cili paraditën e sotme zbarkoi në Milano për të kryer testet mjekësorë, të cilat i kaloi me sukses, ku nuk ka vonuar edhe firmosja e kontratës.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, portieri Onana ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me zikaltërtit, ndërsa zyrtarizimi i tij si lojtar i Interit pritet të ndodhë së shpejti.

Onana transferohet tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaxit i skadon më 30 qershor dhe kamerunasi zëvendëson kështu portierin Handanovic. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco