FOTO/ Kallaku vishet i kuq, fantazisti zhvillon stërvitjen e parë me Partizanin

FOTO/ Kallaku vishet i kuq, fantazisti zhvillon stërvitjen e parë me Partizanin

14:53, 04/01/2022

Sherif Kallaku do të jetë pjesë e Partizanit deri në fund të këtij sezoni, ashtu sikurse edhe pritej pas marrëveshjes së arritur para pak ditësh.

Lokomotiva Zagreb ka dhënë “OK”-in për huazimin e mesfushorit, i cili në pjesën e parë të këtij sezoni ishte te Teuta.

Ditën e sotme ai ka dalë në stërvitje me Partizanin, para se klubi i kuq të dalë me komunikatë për zyrtarizimin e tij.

Kallaku në të shkuarën ka luajtur edhe me Laçin dhe në ndeshjen e tij debutuese në Superiore ka shënuar pikërisht kundër Partizanit, ekip me të cilin ka qenë pjesë e moshave një periudhë kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco