Merkato/ Haaland ‘mollë sherri’ mes dy ekipeve të La Ligas

Merkato/ Haaland ‘mollë sherri’ mes dy ekipeve të La Ligas

14:52, 04/01/2022

Erling Haaland është një nga lojtarët që po përflitet shumë në këtë merkato. Zëra të shumtë e lidhin sulmuesin e Dortmundit me skuadrën e Real Madrid, dhe siç duket e ardhmja e 24-vjeçarit qenka e lidhur ngushtë me kampionatin Spanjoll.

Një nga golashënuesit më të mirë të futbollit europian ka vënë në garë dy skuadra gjigante të La Ligas.

Një “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës do të shikojmë në këtë merkato dhe “lufta” mes dy ekipeve për transferimin e sulmuesit norvegjez do të jetë e ashpër.

Sipas “Marca”, Barcelona ka nisur bisedimet me agjendin e lojtarit, Mino Raiola, për të transferuar Haaland në “Camp Nou”.

Në këtë duel më të avantazhuar duken “Los Blankos” për shkak edhe të situatës ekonomike që kanë për momentin, por gjithsesi, Joan Laporta ka premtuar  një goditje “big” për sulmin e skuadrës së Xavi Hernandez, dhe Haaland mund të jetë lojtari “Big” i premtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco