E kryer - Kontratë faraonike, Insigne gjen akordin me Toronton

E kryer - Kontratë faraonike, Insigne gjen akordin me Toronton

14:16, 04/01/2022

Lorenzo Insigne do ta mbyllë aventurën e tij te Napoli pas nëntë vitesh. Oferta për rinovim ishte larg kërkesave të tij dhe shumë shumë larg ofertës që mori nga Toronto.

Sulmuesi i kombëtares italiane ka gjetur akordin me këta të fundit dhe javën e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi, sikurse bëjnë me dije mediat në vendin fqinj.

Insigne do të kalojë në MLS në qershor, ndërkohë që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeccare.

Paga e tij do të jetë 11.5 milion euro, ndërkohë që mund të shkojë deri në 15 milion euro bashke me bonuset që lidhet me paraqitjet e tij dhe trofetë që do të fitojë klubi.

Napoli në krahun tjetër kishte ofruar 3.5 milion euro në vit dhe një bonus rinovimi, ndërsa Insigne kërkonte 6 milion euro në sezon.

Kështu palët nuk arritën një marrëveshje dhe tani Insigne do kërkojë ta mbyllë me nder te Napoli dhe më pas të transferohet në Kanada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco