VIDEO/ Ronaldo bëri një lëvizje të pakuptueshme, De Gea sulmon ashpër portugezin

VIDEO/ Ronaldo bëri një lëvizje të pakuptueshme, De Gea sulmon ashpër portugezin

13:47, 04/01/2022

Mbrëmë, Manchester United pësoi një tjetër humbje në shtëpi nga Wolves (0-1), teksa ndeshja u shënua nga një lëvizje e pakuptueshme e Cristiano Ronaldos, e cila e mërziti portierin David De Gea.

 

Në minutën e 35-të në hyrje të zonës së rreptësisë, portugezi “asistoi” në mënyrë perfekte për kundërshtarët, duke dhuruar kështu mundësinë e artë sulmuesit Raul Jimenez.

 

Megjithatë, Ujqërit nuk arritën të shënonin dhe De Gea doli nga porta dhe sulmoi ashpër kapitenin të ri, i cili sigurisht nuk ishte mësuar me sjelljen e shokëve të skuadrës ndaj tij.

 

 

Ronaldo dikur ishte në shënjestrën e kritikave pasi nuk e ndihmon aspak mbrojtjen dhe këtë herë shkoi një hap më tej duke i krijuar mundësi kundërshtarit.

Kujtojmë se trajneri i ri i United, Ralf Rangnick, i ka dhënë portugezit shiritin e kapitenit, ndaj ka mundësi që Ronaldos t'i shtohet përgjegjësia dhe të aktivizohet në detyrat mbrojtëse.

Ronaldo dhe United do të kenë një shans për të korrigjuar gabimin, të hënën kur të presin Aston Villa në kuadër të FA Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco