Përmbushi premtimin e dhënë nënës së tij, ish-lojtari i Interit heq mjekrën pas 10 vitesh

Përmbushi premtimin e dhënë nënës së tij, ish-lojtari i Interit heq mjekrën pas 10 vitesh

10:55, 03/01/2022

Ish-mbrojtësi i Interit, Daniele Adani dhe aktualisht një komentator shumë i respektuar i Rai Sport, pas dhjetë vitesh vendosi të rruajë mjekrën për të mbajtur premtimin e dhënë nënës së tij që po vdiste.

Këtë e ka zbuluar vetë ai duke postuar një mesazh të gjatë dhe prekës në Instagram, dedikuar asaj: “Dhjetë vjet më parë, të bëra një premtim, ishte 2 janar 2012, ishe në atë shtrat atë mëngjes. Nuk kishe folur për javë të tëra, por sytë e tu thoshin ende shumë. Ata në fakt thanë gjithçka. Ne kishim kaluar Krishtlindjet e fundit bashke, e dija qe kishe vetem disa ore.Ishe gati te jepje gjestin tend te fundit te dashurise.Nje dridhje, nje levizje.

 

Krahu te ngrihet, dora jote mbeshtetet ne faqen time te lemuar e te paster.Ti e perkedhel tre herë. Nga buza jote lexova: "Dani im, Dani im, Dani im." Pastaj, e lodhur, kthehesh të pushosh. Fli. Do ta bëje përgjithmonë. Në atë moment të bëra një premtim, sekreti ynë. Pakti: askush nuk do të më përkëdhelte fytyrën për dhjetë vitet e ardhshme: mjekra ime do të izolohej, ruajtur, të mbrojë prekjen tënde të fundit të dashurisë. Sot ua rrëfej të gjithëve marrëveshjen tonë, zbuloj fytyrën time, saktësisht dhjetë vjet më vonë, sa për të lehtësuar dhimbjen që kam ndier dhe ndjej çdo ditë. Nuk është e mundur të mbushësh boshllëkun që le pas, por falë dashurisë mund të të ndjej brenda çdo moment dhe të të gjej në të gjitha gjërat. Mund të flas me ty gjithmonë, çdo ditë, por sot doja të të them vetëm një gjë: Mami e mbajta premtimin."

Postim shumë prekës nga Adani që sigurisht mori mijëra komente dhe mesazhe mbështetëse në statusin e tij të publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco