Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea, Thuchel: Do flas vetë me të

Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea, Thuchel: Do flas vetë me të

14:30, 31/12/2021

Mbrëmjen e së enjtes në “Sky Sports” u publikua një intervistë e Romelu Lukaku, e cila krijoi jo pak zhurmë në opinionin sportiv.

Futbollisti belg pranoi hapur se nuk ishte i lumtur te Chelsea, ndërsa theksoi se nuk përshtatet me idetë e trajnerit Tomas Tuchel, teksa shpreson të rikthehet tek Interi.

Ndërkohë, këto deklarata nuk i kanë lënë aspak një shije të mirë teknikut gjerman, i cili së fundmi i është kundërpërgjigjur Lukakut, ndërsa thotë se do të flasë personalisht me sulmuesin.

“Sigurisht që nuk më pëlqyen fjalët e tij, shkakton një zhurmë që nuk është e nevojshme. Nuk dua ta bëjë më të madhe seç është, por ndoshta fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe Lukaku nuk ka dashur të thotë atë që është publikuar.

Mua nuk më është dukur i palumtur dhe prandaj më duket surprizuese deklarata e tij. Unë nuk jam këtu që të merrem me titujt e medieve, ne do të marrim kohën e duhur për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Do të flasim me Lukakun për të kuptuar të vërtetën”, u shpreh Tuchel.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco