COVID-19 ‘sulmon’ Interin, infektohen Dzeko dhe 2 të tjerë

COVID-19 ‘sulmon’ Interin, infektohen Dzeko dhe 2 të tjerë

13:26, 31/12/2021

COVID-19 nuk i shpëton as Interi, teksa skuadra zikaltër raporton se janë infektuar tre lojtarë.

Me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj klubi i Interit njofton se këta lojtarë janë Edin Dzeko, portieri i dytë Kordaz dhe sulmuesi i ri uruguaian Satriano.

“Klubi i Interit komunikon se janë evidentuar tre lojtarë pozitiv me COVID-19, Aleks Kordaz, Edin Dzeko dhe Martin Satriano. Të tre lojtarët janë vetë-izoluar në banesat e tyre në bazë të protokollit anti-COVID”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco