Masat ndaj COVID-19, rrezikon të shtyhet Superkupa e Italisë

Masat ndaj COVID-19, rrezikon të shtyhet Superkupa e Italisë

21:41, 30/12/2021

Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, e programuar për tu luajtur në datën 12 janar, me shumë mundësi do të shtyhet. Lajmin e kanë bërë publik mediat italiane.

Gjithashtu thuhet se klubet janë parimisht dakord me këtë vendim të federatës.

Por kur do të luhet ndeshja? Do të varet shumë nga ecuria e ekipeve për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi në muajin prill ose maj.

Shitja e biletave për këtë ndeshje është pezulluar për momentin dhe nuk dihet se kur do të rihapen sportelet përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco