Infantino: Fokusi ynë në vitin 2022 do të jetë Botërori i Katarit

Infantino: Fokusi ynë në vitin 2022 do të jetë Botërori i Katarit

20:39, 30/12/2021

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka shprehur urimet e tij për gjithë futbolldashësit në prag të Vitit të Ri.

Gjithashtu ai ka shprehur dhe objektivat e organizatës që drejton.

“Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2022. Viti i Botërorit. Fokusi ynë do të jetë Botërori në Katar. Ne do të vazhdojmë të përkushtohemi për të gjithë futbolldashësit  siç kemi bërë dhe në periudhën e pandemisë.

Do ta bëjmë futbollin global duke shtrirë influencën tek të rinjtë dhe nëpër shoqëri të ndryshme. 2022-shi do të jetë një vit special

Botërori në Katar do të jetë i veçantë sepse do të luhet në muajt Nëntor dhe Dhjetor, një risi për këtë kompeticioni”, tha Infantino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco