Mateus: Nuk kam asnjë dyshim, Bayerni mbetet favorit absolut

Mateus: Nuk kam asnjë dyshim, Bayerni mbetet favorit absolut

18:10, 30/12/2021

Lotar Mateus foli për “Sky” në lidhje me atë që pret në fazën e dytë të sezonit në Bundesligë.

“Bajerni mbetet favorit absolut, në fakt nuk kam asnjë dyshim që dhe ky titull do të shkojë në Mynih. Nëse Borusia do të kishte fituar në ndeshjen direkte mund të mendoja ndryshe, por ajo ndeshje vendosi shumë për sa i përket luftës për titullin.

Bavarezët kanë diçka më shumë se kundërshtarët në momentin që kampionati hyn në një fazë të rëndësishme”, tha ish-kapiteni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco