Shuhet Vladimir Grillo/ Kolegu Defrim Methasani bën dedikimin prekës

Shuhet Vladimir Grillo/ Kolegu Defrim Methasani bën dedikimin prekës

17:12, 30/12/2021

Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir Grillo. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Me mbi 40 vjet eksperiencë në ekranin, ai ishte kthyer në një ikonë të gazetarisë televizive sportive.

Kolegu i tij, Defrim Methasani bëri një koment prekës online.

"Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit.

Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!" shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco