VIDEO/ Nuk mjafton goli i Lukakut, Chelsea ndalet në fund nga Brighton

VIDEO/ Nuk mjafton goli i Lukakut, Chelsea ndalet në fund nga Brighton

22:45, 29/12/2021

Chelsea e mbyll vitin 2021 me një barazim 1-1 në stadiumin “Stamford Bridge” ndaj Brightonit.

Rezultati u zhbllokua nga Romelu Lukakun në minutën e 28-të, i cili shënoi me kokë.

Me avantazhin 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel u mbyll pjesa e parë.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Arsenalit, Dany Wellbeck, ka ndalur që blutë e Londrës të merrnin në shtëpi tre pikët, teksa është treguar i saktë në frymën e fundit, duke realizuar në minutën e 90+1′.

Me këtë barazim Chelsea mban vendin e dytë të klasifikimit me 42 pikë, ndërsa Brighton në vendin e 10-të me 24 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco