‘Omicron’ godet futbollin, qeveria italiane ashpërson masat për hyrjen në stadiume

‘Omicron’ godet futbollin, qeveria italiane ashpërson masat për hyrjen në stadiume

22:26, 29/12/2021

Varianti i ri i COVID-19, “Omicron”, ka goditur çdo gjë përfshirë dhe futbollin.

Rritja e ndjeshme e infektimeve me SARS-COV-2 bën që qeveria italiane të mendohej edhe njëherë sa i përket rregullave në stadiumet e futbollit.

Qeveria italiane ka ashpërsuar masat teksa nga 75% e kapacitetit tani më me një vendim të fundit tashmë kjo reduktohet deri në 50% të kapacitetit.

Një hap pas kjo për Serinë A dhe skuadrat e tyre.

Hyrja në stadiume do të jetë sërish me “Green Pass” ose me dëshminë e shërimit nga COVID-19.

Këto rregulla do të hynë në fuqi në 6 janar, datë që përkon në rifillimin e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco