Empoli konfirmon 3 raste me COVID-19, nuk deklaron emrat

Empoli konfirmon 3 raste me COVID-19, nuk deklaron emrat

21:15, 29/12/2021

COVID-19 po prek çdo skuadër europiane, ku një ndër to së fundmi është dhe ekipi i Empolit të tre lojtarëve shqiptarë, Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi toskan me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e tij, teksa shkruan se janë infektuar tre persona.

Nuk përmenden emra saktësisht, por klubi i Empolit bën me dije se janë të vaksinuar me të dyja dozat dhe janë vetë-izoluar në bazë të protokollit anti-COVID.

Një lajm i keq ky për skuadrat europiane ku për shkak të festave të fundvitit priten të bëjnë pa lojtarët e tyre për arsye të infektimit me Koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco