Plas COVID-i te skuadra e Lyonit, ku kanë rezultuar pozitiv plot shtatë lojtarë.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe” lojtarët janë infektuar gjatë festës së Krishtlindjes dhe ende nuk janë bërë publik emrat, përveç ish-fantazistit të Milanit, Lucas Paqueta, i cili thuhet se është pozitiv me SARS-COV-2 dhe ndodhet i bllokuar në Dubai.
Klubi francez është duke gjetur çdo mënyrë të mundshme për ta risjellë në skuadër.
Një situatë e jashtëzakonshme kjo për skuadrat europiane ku po përjetojnë një rritje të frikshme të të prekurve me virusin e tmerrshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: