Klubi italian konfirmon rastet e reja me COVID-19

Klubi italian konfirmon rastet e reja me COVID-19

18:30, 29/12/2021

Koronavirusi mbërrin edhe te skuadra e Torinos, ku kanë rezultuar pozitiv dy persona.

Një lojtar dhe një pjesëtar i stafit të ekipit granata janë infektuar, ndonëse kanë qenë të vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi torinez me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e tij teksa njoftojnë se të dy janë vetë-izoluar në banesat e tyre në respekt të protokollit anti-COVID.

COVID-19 është përhapur me shpejtësi të madhe në ditët e fundit, ku edhe në futboll nuk mungojnë infektimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco