Zlatan Ibrahimovic humb në garën për çmimin “Lojtari më i mirë suedez i vitit”.
Mesfushori i RB Leipzig, Emil Forsberg, është shpallur “Lojtari më i Mirë Suedez për vitin 2021”, duke mposhtur sulmuesin e Milanit në garë për futbollistin më të mirë suedez në 12 muajt e fundit.
40-vjeçari i ka ndihmuar Milanit të luftojë për titull në Serie A që kur u kthye në “San Siro” në janar të vitit 2020 nga La Galaxy, duke i ndihmuar të përfundojë në vendi në dytë në Serie A sezonin e kaluar dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas një mungese 7-vjeçare.
Ai i ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asiste në 11 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon.
Megjithatë, Ibra e zuri vetëm vendin e dytë në garë për lojtarin më të mirë suedez për vitin 2021, një çmim që e kishte fituar 10 herë radhazi, nga viti 2007 deri më 2016-ën.
Për këtë çmim voton një juri e përbërë nga gazetarë dhe reporterë të sportit në Suedi dhe Forsberg e fitoi atë për herë të parë, pasi sezonin e kaluar shënoi nëntë gola dhe gjashtë asiste.
Këtë vit, ai i ka shënuar gjashtë gola për RB Leipzig.
Ibrahimovic mban rekordin për më shumë çmime dhe duket pothuajse e pamundur që ky rekord të thyhet, pasi 40-vjeçari i ka fituar 12 të tillë në total.
Pas tij vijnë Victor Lindelof, Fredrik Ljungberg, Tomas Brolin, Patrik Andersson, Glenn Hysen, Ronnie Hellstrom, Henrik Larsson dhe Glenn Stromberg me nga dy.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: