Ish-futbollisti i Cityt tregon prapaskenën: Mancini më shau italisht, do e godisja me atlete

Ish-futbollisti i Cityt tregon prapaskenën: Mancini më shau italisht, do e godisja me atlete

16:18, 29/12/2021

Futbolli është plot me të papritura, ku shpesh futbollistët tregojnë prapaskena në lidhje me të kaluarën.

Rasti i fundit ka ndodhur me ish-futbollistin Samir Nasri.

Francezi, i cili ka luajtur me Manchester Cityn, ka treguar një debat me Roberton Mancinin, kur ky i fundit drejtonte “Qytetarët”.

“4 ditë para se të mbyllej kampionati, ne ndesheshim kundër Wolverhampton. Mancini nuk ndalonte duke më folur. I thashë nëse nuk luaj mirë thjesht më nxirr, por mos më fol më.

U kthyem në dhomat e zhveshjes dhe i thashë Jaja Turesë që nëse do të fliste përsëri atëherë do ta godisja me atlete. Por ai më la në fushë dhe shënova gol. Pastaj në stërvitje filloi të më ofendonte në italisht. U grinda me të duke i thënë që nuk isha Baloteli, sepse me të kishte raport të mirë”.

Në fund 34-vjeçari tha se çdo gjë u sheshua mes të dyve, dhe së bashku i dhanë trofe Manchester Cityt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco