Xhovinko paralajmëron Insinjen: Në Toronto u zhduka nga radari dhe…

Xhovinko paralajmëron Insinjen: Në Toronto u zhduka nga radari dhe…

14:31, 29/12/2021

E ardhmja e Lorenco Insinjes mori një kthesë të papritur. Kapiteni i Napolit lakmohej nga klubet më prestigjioze në Europë, por mesa duke karriera e tij do të vazhdojnë tek skuadra e Torontos në Kanada, ku e presin milionat.

Lidhur me këtë temë ka folur dhe ish-sulmuesi i Juventusit, Sebastian Xhovinko. Italiani ka luajtur gjithashtu për Toronton dhe e di mirë nivelin e futbollit kanadez.

“Më pyesin gjithmonë nëse e kisha dëgjuar lajmin për Insinjen. Këtu janë të sigurt që do të vijë, madje thonë që e presin në muajin Mars. Është e çuditshme sepse ai është kapiteni i Napolit dhe nuk mendoj se ai do të hiqte dorë nga lufta për titullin kështu.”

Çfarë duhet të presë Insinje?

“Personalisht unë ndihesha rehat nga ana shpirtërore, por nga ana profesionale të bën të zhdukesh. Humba vëmendjen dhe kombëtaren. Nëse je i gatshëm t’i lësh të gjitha këto atëherë ja rekomandoj kujtdo.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco