Mbappe nuk do t’i bashkohet Realit në janar: Jam i fokusuar vetëm te suksesi i PSG-së

Mbappe nuk do t’i bashkohet Realit në janar: Jam i fokusuar vetëm te suksesi i PSG-së

13:06, 29/12/2021

Tifozët e PSG-së mund të marrin frymë të lehtësuar, të paktën përkohësisht, pasi Kylian Mbappe njoftoi se do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit.

Nuk është sekret që Mbappe mund ta vazhdojë karrierën te Real Madrid pasi kontrata e tij me PSG-në i skadon këtë verë, por edhe transferimi i tij në Spanjë në  merkaton e janarit është përmendur gjithnjë e më shpesh.

 

Megjithatë, Mbappe në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka njoftuar se do të qëndrojë te PSG deri në fund të sezonit.

"Në gjysmën e dytë të sezonit do të jem i fokusuar në fushë dhe do të luaj për PSG-në. Tani vjen periudha kur fitohen trofe dhe nuk ka nevojë të jem në qendër të vëmendjes. Të gjithë e dinë që jam lojtari më i mirë dhe se është detyra ime ta tregoj atë nga ndeshja në ndeshje. Është e rëndësishme që njerëzit të flasin për atë që po bëj në fushë, jo jashtë saj", tha Mbappe, duke shtuar:

“Në fund të sezonit do të flasim për të ardhmen time, tani nuk është koha për këtë”, tha Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco