Liga e Konferencës: Tottenham do të apelojë vendimin e UEFA-s

Liga e Konferencës: Tottenham do të apelojë vendimin e UEFA-s

11:06, 21/12/2021

Ndërkohë që UEFA njoftoi anulimin dhe më pas humbjen në tavolinë (0-3) të ndeshjes ndaj Rennes për javën e fundit të Conference League, Tottenham po shqyrton procedurat ligjore për të kundërshtuar vendimin e institucionit europian sipas informacioneve të Daily Mail. Eliminimi nga kompeticioni europian, zemëroi drejtuesit e Londrës, të cilët janë duke menduar një ankimim kundër vendimit të UEFA-s.

Ky vendim i UEFA-s u mor, pasi nuk u gjet një datë për të rikuperuar ndeshjen. Rrjedhimisht, Vitesse hyn në play-off të turneut si nënkampion në grup.

Ata do të përballen kundër Rapidit të Vienës, ndërkohë që Tottenham i thotë lamtumirë kupave evropiane për këtë sezon.

Tottenham nuk u përball me Rennes në ndeshjen e fundit të Conference League për shkak të rasteve të shumta me Covid brenda ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco