Adoleshenti i Barçës luan futboll me këpucë të palidhura, arsyeja është befasuese

Adoleshenti i Barçës luan futboll me këpucë të palidhura, arsyeja është befasuese

09:24, 21/12/2021

Barcelona po zhvillon një nga sezonet më të dobëta në 20 vitet e fundit dhe ndër të paktat pozitive në radhët e gjigantit katalanas janë futbollistët e rinj në ekipin e parë. Një prej tyre është Gavi, i cili përveç aftësive të tij futbollistike tërhoqi vëmendjen edhe me një detaj interesant.

Talenti vjen nga shkolla e të rinjve të La Masias të Barcelonës, teksa mediat spanjolle zbuluan një histori interesante dhe disi të çuditshme për të.

Domethënë, adoleshenti i Barcelonës çdo ndeshje e luan me këpucë të palidhura e futbollit dhe arsyeja është krejtësisht e pabesueshme.

"Gavi ka luajtur me këpucë futbolli të palidhura që i vogël, kjo sepse ai nuk di t'i lidhë mirë. Ai është mësuar të luajë kështu dhe nuk shqetësohet", ka zbuluar në Twitter gazetari spanjoll Marc Marba Prats.

Gavi ka lindur më 5 gusht 2004 dhe debutoi me kombëtaren spanjolle në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe hyri në historinë e “La Rojas” si debutuesi më i ri në moshën 17 vjeç e 62 ditë. .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco