Arrigo Saki kritikon Milanin: Nuk është një skuadër, por grup lojtarësh i shpërndarë në fushë

Arrigo Saki kritikon Milanin: Nuk është një skuadër, por grup lojtarësh i shpërndarë në fushë

19:47, 20/12/2021

“Milani nuk i zgjidh problemet duke blerë një futbollist”. Ky është komenti i një figure të njohur për kuqezinjtë si Arrigo Saki, i cili në vlerësimin e tij aktual për skuadrën, nuk është kursyer me kritikat.

Ish-trajneri i Milanit të famshëm të holandezëve, ka bërë një analizë të situatës që po kalon skuadra e Piolit dhe gjërat nuk është se janë mirë me 7 pikë në 6 javët e fundit.

“Mungon loja, Milani kishte ndërtuar gjithçka mbi lojën dhe lëvizte si skuadër. Dje, Napoli ishte më kompakt, ndërsa Milani po përjeton një moment konfuzioni total”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Një këshillë, ky moment nuk zgjidhet duke u munduar që të zgjidhen të gjitha gjërat bashkë, por duke filluar nga problemi më i rëndë. Dhe problemi më i rëndë te ky Milan është ai që nuk është një skuadër, por një grup i shpërndarë në fushë ku lëvizin të gjithë në mënyrë individuale. Gjëja më e lehtë është të biesh në kurthin e suksesit, më mirë të themi kur mendon se mund të fitosh lehtësisht”, tha Saki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco