‘A do doje fanellën e Messit? Më jep shumë emocione fakti që kam të Kylian Mbappe’

‘A do doje fanellën e Messit? Më jep shumë emocione fakti që kam të Kylian Mbappe’

19:12, 20/12/2021

Kupa e Francës është ende në fillimin e saj teksa është luajtur raundi i 1/32-tave dhe si pasojë e kësaj shumë ekipeve të vogla, iu kanë rënë në short ekipet më të mëdha dhe prestigjioze.

Kështu, ishte edhe rasti i Feignies Aulnoye, skuadër që bën pjesë në ligën National 2 dhe që iu desh të përballeshin me PSG.

Parisienët nuk e patën të vështirë të fitonin me rezultatin 0-3, falë dy golave të Kylian Mbappe dhe një të Mauro Icardit.

Sakaq, një moment për t’u shënuar ishte edhe pjesa kur një prej lojtarëve të Aulnoye, Romaine Courtin, ia doli të merrte fanellën e Kylian Mbappe.

I pyetur pas sfidës, Courtin u shpreh se do të kishte dashur të merrte edhe fanellën e Messit, por duke qenë se argjentinasi nuk luajti, atëherë theksoi se është shumë i emocionuar që ka në koleksion fanellën e Mbappe.

“Ishte fantastike të përballeshim me Parisin, jam një fans i tyre. Kam lindur në krahinën e Parisit dhe kam qenë edhe në stadiumin e tyre, Parc Des Princes. Më jep shumë emocione fakti që kam fanellën e Kylian Mbappe, është thjesht fantastike. Do të doja të kisha edhe të Messit, por ai nuk luajti. Megjithatë, nuk më vjen keq, kam fanellën e Mbappe dhe nuk ka asgjë më të mirë”, u shpreh Courtin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco