Reali bën merkato te Bayerni, gati të transferojë mesfushorin në Madrid

Reali bën merkato te Bayerni, gati të transferojë mesfushorin në Madrid

18:29, 20/12/2021

Corentin Tolisso është emri i ri që lidhet me Real Madridin.

Mesfushori francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen.

Rinovimi nuk po vjen, teksa 27-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Julian Nagelsmann dhe është gati të provojë një aventurë të re në karrierë.

“Cadena SER” shkruan se drejtuesit e “Los Blancos” kanë filluar negociatat me agjentin e lojtarit të kombëtares së Didier Deschamps.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, tratativat ndodhen në rrugë të duhur dhe menaxheri e cilëson të kryer transferimin e Tolissos nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Për lojtarin ka interesim edhe nga disa klube të Premier League, por dëshira e tij e madhe është kalimi te Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco