Federata gjobit Milanin për koret ndaj tifozërisë së Napolit

Federata gjobit Milanin për koret ndaj tifozërisë së Napolit

18:03, 20/12/2021

Milani humbi në shtëpi një ndeshje direkte për titull kundër Napolit me rezultatin 0-1.

Kjo ndeshje pati shumë polemika, jo vetëm brenda fushe ku VAR-i anuloi golin e barazimit të kuqezinjve, por edhe jashtë.

Tifozëria e Milanit ofendoi kundërshtarët përpara fillimit të ndeshjes.

Për këtë arsye federata i ka gjobitur kuqezinjtë me 10 mijë euro.

Duke marrë parasysh rezultatin, kjo gjobë vlen fare pak, por në Itali është vërtetuar që respektimi i të drejtave dhe “fair-play” janë më të rëndësishme se rezultatet e ndeshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco