Frika prej variantit të ri Omicron, klubet angleze marrin vendimin për Premier Leaguen

Frika prej variantit të ri Omicron, klubet angleze marrin vendimin për Premier Leaguen

17:03, 20/12/2021

Varianti tejet infektues i COVID-19, Omicron, ka pasur një ndikim të madh në Premier League, teksa klubet kanë konfirmuar raste të shumta të futbollistëve të infektuar.

Në këtë mënyrë, u shtynë 10 ndeshje të javës së kaluar, ndërsa ishte hedhur edhe ideja për të pezulluar sfidat e kampionatit deri në fundin e vitit.

Mirëpo, në një mbledhje që klubet e Premier League kanë bërë së fundmi, kanë dalë me vendimin se kampionati duhet të vazhdojë dhe takimet e parashikuara më datë 26, 28 dhe 30 dhjetor të luhen rregullisht.

Madje, edhe nëse do të kenë të infektuar në radhët e skuadrave, do të duhet të luhet dhe kampionati të mos ndërpritet pasi më pas do të bëhej e vështirë për të gjetur datat e lira.

Kështu, edhe pse disa trajnerë ishin shprehur hapur me dëshirën për ta mbyllur para kohe këtë vit, tashmë do t’i duhet të binden ndaj vendimit të shumicës për të luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco