Allegri: Është një ndeshje delikate, Dybala mund të...

Allegri: Është një ndeshje delikate, Dybala mund të...

15:44, 20/12/2021

Juventusi është duke përgatitur ndeshjen e fundit të fazës së parë, si dhe të fundit për këtë vit kalendarik ku do të gjejë përballë Cagliarin në vështirësi. Në një konferencë për shtyp trajneri i, Massimiliano Allegri u shpreh:

“Është një ndeshje delikate sepse ka pushime, janë të gjithë me valixhe për të festuar. Në vend të kësaj ajo që ka rëndësi është ndeshja e nesërme. Cagliari për vlerat teknike nuk e meriton renditjen që ka. Sulmuesit, për shembull, janë ndër lojtarët më të mirë në skuadrat nga vendi i 10-të e poshtë. Nëse besojmë se nesër është një ndeshje e lehtë, e kemi gabim.

Kulusevski ka hyrë mirë në lojë kundër Bolognas. Dybala sot nuk është stërvitur me ekipin dhe nuk ka kuptim që ta rrezikojmë", u shpreh trajneri.

MERKATO-Arrivabene tha disa gjëra. Unë thashë që me këta lojtarë duhet të arrijmë në qershor dhe të përmirësohemi. Duhet të punojmë, kemi pesë muaj për ta bërë këtë gjë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të qetë”.

RINOVIMI I DYBALA-Unë e di vetëm se ka pasur një takim një ditë më parë me agjentin, pastaj nuk kam folur me kompaninë, nuk i di zhvillimet. Ka një investim për Paulon, është një kontratë e rëndësishme, mendoj se është normale”.

KTHIMI TE JUVENTUSI- “Më pëlqen sepse është argëtuese. Nuk është çështje rindërtimi, unë kam lojtarë të ndryshëm nga cikli i kaluar. Javën e kaluar ia dolëm mirë, ndoshta dalëngadalë do të dalim prej kësaj situate dhe do të përmirësohemi. Në stërvitje tashmë shohim më shumë besim për të shënuar gola”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco