Karriera e mesfushorit Dele Alli te Tottenham duket që ka marrë fund, pasi lojtari nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes.
Alli vazhdon qëndrimin te Spurs pavarësisht që në vitet e fundit nuk ishte në formën më të mirë, derisa nuk ka kontribuar me gol në “Premier League “që nga sezoni 2019/20.
“Football Insider” raporton se koha e 25-vjeçarit në Londër mund të këtë marrë fund dhe shumë shpejtë mund t’i bashkohet Newcastle Unitedin.
“Transfermarkt” e vlerëson kartonin e anglezit rreth 27 milionë paund, gjë të cilën Newcastle United nuk e ka problem ta paguajë.
Ndërkohë, edhe Conte është i hapur që ta shesë futbollistin që në janar për të përforcuar skuadrën me lojtarë që i sheh pjesë të projektit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: