Maradona, ankandi i relikeve të kampionit rezultoi një dështim

Maradona, ankandi i relikeve të kampionit rezultoi një dështim

09:53, 20/12/2021

Piktura, çizme, këpucë, bluza dhe një numër i pafund objektesh që përdorte Maradona, si kapele, kravata, pajisje gjimnastike dhe më pas 'Vila Devoto' në Buenos Aires me gjashtë dhoma gjumi, 4 banja, një pishinë që Pibe de Oro ua dhuroi prindërve të tij në fillim të karrierës së tij, dy makina dhe një apartament në bregdetin argjentinas që i përkisnin kampionit kanë dalë në ankand.

 Por siç dhe duket  ankandi i "relikeve" të Diego Armando Maradonës, një vit pas vdekjes së tij, ishte një dështim pasi janë mbledhur vetëm  26 mijë dollarë.

 Familja synonte të mblidhte të paktën dy milionë dollarë, por pak oferta mbërritën në Buenos Aires dhe pothuajse gjithçka mbeti e pashitur, pavarësisht 1500 pjesëmarrësve të lidhur nga e gjithë bota.

'Të gjitha objektet vinin nga Dubai, ku Diego jetoi prej disa vitesh", - shpjegoi Adrian Mercado, agjent i pasurive të paluajtshme dhe drejtues i ankandit për serieanews.com duke shtuar:

'' Arritën dy kontejnerë plot. Më pas familja, veçanërisht fëmijët, i kontrolluan dhe autorizuan shitjen e vetëm 90 copë. Disa mallra nuk janë nxjerrë në shitje, por mund të ketë ankande të tjera në të ardhmen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco