Tirana i tregon forcën Teutës, merr e vetme kreun e renditjes

Tirana i tregon forcën Teutës, merr e vetme kreun e renditjes

21:50, 19/12/2021

Tirana hedh pas krahëve humbjen ndaj Laçit, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Teutës në “Air Albania’ dhe të rimarrë kreun e renditjes me 30 pikë, tre më tepër se Kukësi ndjekës.

Bardheblutë shënuan nga një gol për çdo pjesë, me Totre nga distanca dhe Seferin me portën e boshatisur, ndërsa durrsakët rihapën takimin me Grudën pak minuta para fundit, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.

Rikthim që “djeg” ky për Edi Martinin, që u largua pikërisht pas një humbjeje 2-1 ndaj Partizanit në “Air Albania” dhe u rikthye në të njëjtin impiant, duke pësuar disfatë me të njëjtin rezultat, por këtë herë përballë Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco