Trajneri i Kukësit: Partizani ekip i madh, fitore karakteri

Trajneri i Kukësit: Partizani ekip i madh, fitore karakteri

19:22, 19/12/2021

Kukësi arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit në “Loro Boriçi”.

Trajneri i ekipit verilindor, Diego Longo, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, duke vlerësuar karakterin e djemve të tij.

“Ne luajtëm kundër një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri, që kanë edhe një trajner shumë të mirë. Ata na njohin, e kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë. Po bënin presing, teksa është e vështirë të pranohet një gol nga goditja e dënimit.

Ishte një fitore karakteri dhe e merituar për atë që shprehëm në fushë. Çfarë duhet të përmirësojmë në sulm? Kishim për të përmirësuar, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë, ekipi tregoi karakter dhe jam i lumtur.

Autogoli i Mustës? Mund të themi që Musta e ndryshoi dy herë ndeshjen, me golin në pjesën e parë dhe autogolin në pjesën e dytë. Këta djem e meritojnë, kanë luftuar shumë, do ishte diçka e bukur të merrnim një rezultat pozitiv ndaj Vllaznisë”, përfundoi trajneri i Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco