Tirana-Teuta, Shehi e Martini zgjedhin titullarët

Tirana-Teuta, Shehi e Martini zgjedhin titullarët

19:00, 19/12/2021

Tirana-Teuta do të jetë supersfida që do të mbyllë javën e 14-të  në Abissnet Superiore.

Të dy skuadrat vijnë nga rezultate negative dhe do të kërkojnë fitoren për të ngritur moralin.

Tirana ndodhet në krye me pikë të barabarta me Kukësin dhe do të synojë sërish shkëputjen, teksa është ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Humbja me Laçin ka prishur pak vrullin bardheblu, ndërsa Teuta nga ana tjetër është kampionia në fuqi dhe për të mbrojtur titullin duhet të mundin një rival direkt.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Toshevski, Beiraçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Gjumsi, Xhixha, Seferi

Trajner: Orges Shehi

Teuta: Qirko, Idrizaj, Aleksi, Ivanoviç, Kotobelli, Akuah, Daja, Lorenco Vila, Kallaku, Emiliano Vila, Gjorgjiev

Trajner: Edi Martini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco