Një tifoz i Leeds u arrestua gjatë ndeshjes, lojtari i Arsenal tregoi se çfarë kishte bërë

Një tifoz i Leeds u arrestua gjatë ndeshjes, lojtari i Arsenal tregoi se çfarë kishte bërë

10:50, 19/12/2021

Një tifoz i Leeds u arrestua në stadiumin “Elland Road” për fyerjet raciste që u drejtoi lojtarëve të Arsenalit gjatë ndeshjes së këtyre skuadrave në javën e 18-të të Premier League.

Ndeshja mes Leeds dhe Arsenal u ndërpre për një kohë të shkurtër për shkak të thirrjeve raciste të një tifozi të ekipit vendas, i cili në fund u arrestua. Por është interesante mënyra se si erdhi arrestimi i tij.

Nga pankina e Arsenalit, u dëgjuan thirrje raciste dhe portieri rezervë Rob Holdin iu afrua gjyqtarit të katërt dhe i shpjegoi atij se çfarë kishte ndodhur. Supozohet se ofendimet u drejtuan ndaj Nuna Tavares dhe Nicolas Pepe teksa po bënin nxehje në pjesën e parë.

Pasi Holdin raportoi incidentin, gjyqtari kryesor Andre Marriner iu afrua ndihmësit të tij dhe pati një bashkëbisedim me trajnerin e Arsenalit, Mikel Artet dhe lojtarët në pankinë.

Policia e Ëest Yorkshire konfirmoi në një deklaratë se kishte arrestuar një tifoz i cili ishte i lidhur me një incident të raportuar nga Arsenali.

Gjithashtu këtë lajm e ka konfirmuar edhe klubi i Leeds i cili dënoi ashpër shpërthimin e personit në fjalë.

“Racizmi nuk do të tolerohet kurrë në Leeds United dhe çdo tifoz që përdor gjuhën e urrejtjes raciste do të ndalohet përjetë të marrë pjesë në ndeshjet tona”, tha klubi.

Kujtojmë, Arsenali mposhti Leeds me rezultatin 4-1. Ishte e vetmja ndeshje e luajtur sot në Premier League pasi pesë u shtynë për shkak të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco