Barcelonës mundi 3-2 Elche-n në një ndeshje mjaft emocionuese në “Camp Nou”, në kuadër të javës së 18-të të La Ligës spanjolle.
Barcelona realizoi shumë shpejt dy gola. Fillimisht, debutuesi Jutgle realizoi për 1-0 në minutën e 16-të dhe vetëm tre minuta më vonë Gavi dyfishoi avantazhin e katalanasve me një gol fenomenal. Dukej se gjithçka kishte marrë fund dhe katalanasit po shkonin të sigurt drejt fitores.
Tronditja e vërtetë pasoi kur Barcelona pësoi dy gola në vetëm 60 sekonda.
Pas kundërsulmit në minutën e 62-të, Tete Morente shkurtoi shifrat në 2-1 dhe sapo nisi topi nga qendra, Milla barazoi në 2-2 dhe tronditi “Camp Nou-n”.
Megjithatë, pesë minuta para fundit, një tjetër lojtar i ri i Barcelonës i solli një fitore të madhe skuadrës së tij. Blaugranët gjetën golin e tretë me Nicon në të 85-tën. U desh konfirmimi nga sistemi VAR që goli të konsiderohej i rregullt.
Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 27 pikëve, tri më pak se Rayo Vallecano që mban vendin e katërt, të fundit për zonën Champions.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: