Real Madridi ka bërë publike listën për ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Madrilenët dhe zikaltrit tashmë e kanë siguruar kualifikimin për fazën tjetër, mirëpo kjo ndeshje do vulosë se cila skuadër do ta mbyllë grupin si kryesuese.
Në listën e Realit ka shumë mungesa, si Karim Benzema, Gareth Bale dhe Dani Ceballos që janë të dëmtuar.
Lista e plotë e Real Madridit:
Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga
Sulmues: Hazard, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: