Presidenti i Sampdorias u arrestua për mashtrim financiar, reagon menjëherë klubi i Serie A

Presidenti i Sampdorias u arrestua për mashtrim financiar, reagon menjëherë klubi i Serie A

17:29, 06/12/2021

Lajmi që presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, u arrestua nga Guardia Di Finanza shokoi gjithë mediat italiane.

Ai hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit të Serie A lidhur me këtë situatë.

“U surprizuam kur mësuam për arrestimin e Masimo Ferreros për shkelje financiare. Këto hetime janë të pavarura nga klubi, me gjithë respektin për administratën dhe drejtuesin.

Ferrero synon të formalizojë dorëheqjen e menjëhershme. Kjo bëhet në mënyrë që ndaj Sampdorias të mos ngrihen akuza të supozuara. Ne jemi të bindur që çdo gjë do të zgjidhet në një kohë të shkurtër”, shkruhet në reagimin e klubit italian.

Priten zhvillime të reja, por për momentin klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco