Adnan Januzajt nuk është i lumtur me ekipin aktual dhe ka kërkuar largimin, duke ndërprerë bisedimet për vazhdimësinë e tij me klubin e San Sebastian.
Jonuzaj tashmë ka vendosur largimin në fund të sezonit dhe nga bordi sportiv e konsiderojnë të humbur.
Fillimisht u duk se ai do të rinovonte qëndrimin në San Sebastián por hyrja e një ekipi të tretë ka ndryshuar rrjedhën e negociatave.
Sipas informacioneve, Barcelona ka mbajtur kontakte me menaxherin e lojtarit për mundësuar ardhjen e tij në Barcelonë. Katalanasit nuk po kalojnë momentin më të mirë ekonomik dhe duhet të përfitojnë nga ky lloj operacioni për të forcuar veten.
Largimi i Januzajt ishte i qartë se do të ishte drejt Anglisë, por interesi i Barcelonës ka bërë që ai të ndryshojë listën e prioriteteve.
Xavi do të kishte dhënë tashmë dritën jeshile për të filluar negociatat me lojtarin në mënyrë që e ardhmja e tij të mund të zgjidhej në janar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: