Hamilton i revoltuar: Nuk pilotohet në këtë mënyrë, ai është i çmendur

Hamilton i revoltuar: Nuk pilotohet në këtë mënyrë, ai është i çmendur

15:26, 06/12/2021

Lewis Hamilton nuk i ka kursyer akuzat ndaj rivalit të tij për titull Max Verstappen, pas triumfit në garën e zhvilluar në pistën qytetase të Jeddas. Piloti britanik i Mercedes ka qenë i pakënaqur nga mënyra e pilotimin të holandezit të Red Bull.

Madje dy pilotët patën edhe një kontakt gjatë garës, me Hamilton që e akuzoi: “Ai është një i çmendur”.

“Nuk pilotohet në këtë mënyrë, pasi rrezikojmë shumë. Ajo mënyrë pilotimi nuk i përket Formula 1. Jam dakord që në pistë po bëhet një betejë e fortë për titullin, por duke respektuar rregullat. Gjithsesi, jam gjithnjë unë ai që shmangem për të evituar kontaktin në garë”, tha Hamilton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco